Vullnetarët ukrainas me bomba sulmojnë pozicionet e rusëve

29 tetor 2022 | 13:06

Vullnetarët e batalionit ukrainas nga Stuganbati të njohur ndryshe si Stunga, janë bërë makth për ushtrinë ruse.

Ata çdo ditë e më shumë po shfaqin kreativitetin e tyre në luftën e Ukrainës, ku me bombat artizanale, dronët kamikaz e shumë armë tjera, po arrijnë të shkatërrojnë ushtrinë e Putinit në shumë rajone, transmeton Telegrafi.

Në aksionin e tyre më të fundit, përdorën dronët kamikazë që i prodhuan vetë, si dhe bombat artizanale dhe sulmuan pozicionet ruse në lindje të vendit.

Me sulme të tilla, ky batalion i vullnetarëve i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave pushtuese që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Madje thuhet se ata kanë qenë aktiv në të gjitha aksionet nga fillimi i kundërofensivës ukrainase, e nisur me urdhër të presidentit Volodymyr Zelensky.

Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen bombat artizanale duke u vendosur në dronët kamikazë, të cilat më pas operatorët i ngritin në ajër dhe sulmojnë caqet ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një baba nga Rusia që e detyroi mikun e tij…