Vuniqi: Franca ndër përkrahëset më të mëdha të Kosovës

30 maj 2018 | 14:42

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Rejhan Vuniqi, është duke qëndruar për një vizitë në Francë.

Në kuadër të kësaj vizite, ajo është pritur në një takim pune nga drejtoresha për Evropë kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin.

Forcimi i mëtejmë i marrëdhënieve në mes dy vendeve, rritja e bashkëpunimit në çështjet politike, ekonomike ato të sigurisë, kulturës e edukimit ishin temat kryesore të diskutimit në aspektin e bashkëpunimit dypalësh.

Me këtë rast, Vuniqi ka thënë se Franca është njëra ndër përkrahëset më të mëdha të integrimit ndërkombëtarë të Kosovës.

“Franca është ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjatë takimit me Drejtoreshën për Evropë Kontinentale, znj. Florence Mangin, i shpreha mirënjohjen e Kosovës për këtë mbështetje, që i kontribuon progresit jo vetëm në Kosovë, por tërë rajonit tonë. Raportet ndërmjet dy vendeve tona janë të shkëlqyeshme dhe ato do të vazhdojnë të thellohen në të gjitha fushat”, ka deklaruar Vuniqi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MILAZIM KRASNIQI Kush do ta mendonte atë ditë të 23…