Vushtrria starton me fitore

22 tetor 2020 | 22:13

KHF Vushtrria e ka fituar ndeshjen e parë në edicionin 2020/2021 të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Vushtrria të enjten në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” fitoi ndaj Vëllaznimit të Gjakovës me rezultat bindës, 35:18. 13:8 në të mirë të Vushtrrisë ishte rezultati pas pjesës së parë. Kjo ndeshje i takoi xhiros së parë.

Për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare me Istogun, nga dy ndeshje të Vushtrrisë e të Istogut ishin shtyrë. Vushtrria nuk e ka luajtur ende ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Vjosës.

Vushtrria – Vëllaznimi 35:18 (13:8)

Vushtrria: Kelmendi, Braha, Matarova 6, Rama 4, R. Gubetini 2, B. Gubetini, Avdiu 5, Kasumi 4, Preniqi 2, Zymberi 7, Sopjani 5, Tahiri.

Vëllaznimi: Daija, Goranci, Hoda, Varaki 3, Berisha, Radoniqi 10, Frrokaj 5, Mullakadrija, Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi është kualifikuar në gjysmëfinale të Reload Superkupës së Kosovës…