VV vendosi ta votojë buxhetin, vjen reagimi nga PDK

29 dhjetor 2020 | 19:18

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi që Vetëvendosje! ka vendosur që ta votojë buxhetin për vitin 2021.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi  me anë të një postimi në “Facebook”, ka thënë se VV-ja po e ndjek praktikën e partisë së tij.

Sipas tij opozita duhet të jetë opozitë ndaj pushtetit, dhe jo ndaj shtetit.

Postimi i plotë i tij:

Mirë që po e ndjekin të tjerët praktikën e PDK-së që të votojnë buxhetin për vitin 2021.

Opozitë ndaj pushtetit, jo ndaj SHTETIT!!!

PDK e bën dallimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka ndërruar mendje sa i përket votimit të…