“Washington Post” shkruan për marrëveshjen miliardëshe për termocentralin “Kosova e Re”

20 dhjetor 21:31

Gazeta amerikane “The Washington Post” ka shkruar për atë që u vlerësua si arritja më e madhe e Kosovës që nga paslufta, konkretisht për marrëveshjen 1.18 miliardëshe për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Në artikullin e saj, e përditshmja amerikane bën të ditur se marrëveshja është arritur mes gjeneratorit të energjisë “ContourGlobal PLC”, me bazë në Nju Jork.

Termocentrali “Kosova A”, është cilësuar si një fabrikë tejet e vjetër dhe e dalë mode.

“Termocentrali i ri, i quajtur Kosova e Re do të fillojë të ndërtohet vitin e ardhshëm dhe do të bëhet funksional në vitin 2023 për të zëvendësuar Kosovën A, e zotëruar nga qeveria, një fabrikë e vjetër 55 vjeçare. “Kosova e Re” do të furnizojë energji, dhe është e prodhuar me teknologjinë më të përditësuar, kryesisht për kryeqytetin e Prishtinës dhe zonat përreth saj deri në 40 vitet e ardhshme”, bën të ditur Washington Post, transmeton Indeksonline.

Artikulli sqaron për reduktimet me të cilat përballen qytetarët  e Kosovës si shkak i termocentralit të vjetër “Kosova A”.

Ndërsa, në fund sqarohet se Kosova e ka fituar pavarësinë e saj nga Serbia në vitin 2008, dhe shtetësinë e saj nuk e ka njohur akoma shteti serb.

“Kosova, e cila prodhon të gjithë energjinë e saj nga qymyri, ka shkurtime të rregullta të energjisë për shkak të rrjetit të vjetër të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, të cilën Beogradi nuk e ka njohur”, përfundon artikulli./Indeksonline/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët zbulojnë thuajse çdo ditë të reja rreth trupit të…