Watfordi e turpëroi Chelsean

05 shkurt 22:53

Forma jo e mirë e skuadrës së Chelseat në këtë edicion është vërtetuar edhe të hënën në mbrëmje kur është mposhtur nga skuadra e Watfordit (4-1).

Pas gjysme ore lojë, Chelsea mbeti pa një lojtar, pasi Tiemoue Bakayoko u përjashtua më karton të kuq. Në fund të pjesës së parë u akordua penallti për vendasit dhe nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte Troy Deeney.

Tetë minuta para fundit Chelsea u rikthye në lojë më golin e bukur të shënuar nga Eden Hazard, por Watfordi nuk u dorëzua dhe shënoi në fund të ndeshjes edhe tre gola dhe e siguri fitoren. Autor të këtyre golave ishin Daryl Janmaat, Gerard Deulofeu dhe Roberto Pereyra.

Redakisa online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës në Shqipëri sot njoftoi se…