Wenger: City m’i bleu të gjithë lojtarët, meritoj dënimin

18 shkurt 2020 | 13:24

Arsene Wenger, në kohën kur drejtonte Arsenalin, ishte ndër të parët që e denoncoi “dopingun financiar” të futbollit.

E parashikueshme edhe përgjigjja e tij pas pezullimit të Manchester Cityt nga kompeticionet e UEFA-s për dy sezone pas gjetjes së shkeljeve në rregullat e “fair play-t financiar”.

“Kur isha tek Arsenali, më blenë të gjithë lojtarët. Rregullat janë dhe duhen respektuar. Kush nuk i respekton dhe tenton që të gjejë një mënyrë më pak ligjore, duhet të ndëshkohet. Nuk di të them nëse dënimi është shumë apo pak i rëndë. E sigurt është se kush e ka marrë një vendim të tillë, nuk e ka shpikur atë. Kur merr pjesë në një kompeticion, është e rëndësishme që të respektosh rregullat. Nëse nuk ka respekt për rregullat, atëherë nuk është sport i vërtetë”, tha tekniku francez, i pranishëm gjatë ceremonisë së çmimeve “Laureus Awards”.

Wenger ishte i pafuqishëm për të penguar joshjen e Adebayorit, Sagnas, Clichyt, Toures dhe Nasrit drejt “Etihad” gjatë kohës së tij në stolin e “Topçinjve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së…