Wenger: Koha është kundër PSG-së për Mbappen

25 janar 2022 | 11:32

Arsene Wenger nuk është aspak i bingur që Paris Saint-Germain do të arrijë që ta bind Kylian Mbappen që të qëndrojë në klubin e Ligue 1.

Kontrata e Mbappes përfundon në qershor të këtij viti dhe PSG janë në rrezik ta humbin yllin e tyre si transfer i ri. Qysh tash Mbappe mund të nënshkruajë para kontratë me një skuadër të re

Real Madridi është lidhur vazhdimisht që disa vite për të nënshkruar me sulmuesin e PSG-së, edhe pse klubi parisien ka tentuar ta bind atë që të qëndrojë. Tani, Wenger mendon se do të jetë vështirë për klubin francez që ai të rrijë.

“Koha është kundër PSG-së”, tha Wenger për Canal +.

“Në përvojën time, kur tentoni për të rinovuar me një lojtarë – sa më gjatë të shkon aq më e vështirë bëhet”.

“Kam pritur një vit e gjysmë që PSG të arrijë që t’ia zgjatë kontratën Mbappes. Ai është lojtari që i duhet më se shumti PSG-së, për mënyrën se si luajnë ata. Por, ka mbetur shumë pak kohë dhe sot futbollisti është i lirë që të nënshkruajë kudo që ai dëshiron”.

“PSG e kishte një mundësi kur kishte një ofertë nga Real Madridi. Kur ju refuzoni 180 milionë euro, edhe për PSG kjo mbetet një shumë e madhe parash. Kështu që, kur i refuzoni këto para, ata i thanë vetës ‘ose duhet të kemi një sezon të madh, pasi që ne e kemi Lionel Messi dhe ne nuk duhet ta humbasim Mbappe’ ose ata menduan “që ne do të arrijmë ta bindim atë që të rrijë’”.

Sulmuesi francez luajti në ndeshjen e së dielës së Ligue 1, PSG-Stade Reims, ku tejkaloi disa shqetësime që e detyruan atë të mungojë në dy palë stërvitje para lojës.

PSG-së do të përballet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve në 1/8-ën e finales, me ndeshjen e parë që do të luhet në “Parc des Princes” më 15 shkurt dhe ndeshjen e dytë që do të luhet më 9 mars në “Santiago Bernabeu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ka shpallur thirrjen për të…