Wesley Clark: Dua ta shoh Kosovën në NATO

12 qershor 2019 | 11:42

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se është përvojë e jashtëzakonshme për të kthimi në Kosovë për të parë demokracinë, presidentin, Kuvendin, udhëheqjen dhe ekonominë e Kosovës krahasuar me kohën e tragjedisë 20 vjet më parë.

Ai ka thënë se populli i Kosovës është duke ndihmuar vendin të ecë drejt Perëndimit. Në këtë kontekst, gjenerali Clark ka thënë se pret me padurim që Kosova të anëtarësohet në Bashkim Evropian (BE) dhe në NATO.

“Pres me padurim kohën kur Kosova do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe NATO-n… Dua ta shoh këtë vend si anëtar të NATO-s sepse NATO është për ata njerëz që besojnë në liri”, ka thënë gjenerali Clark gjatë takimit me presidentin Hashim Thaçi, nga i cili ka pranuar “Urdhrin e Lirisë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ka thënë se Kosova…