Wess Mitchell, ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit për Europë

27 janar 2018 | 14:25

Wess Mitchell do të jetë ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, në Byronë për Europë dhe Azi.

Para se t’i bashkohej Departamentit të Shtetit, Mitchell ka kaluar 12 vjet në Qendrën për Analizë të Politikave Europiane, si një nga themeluesit e saj.

Ai është autor i një numri artikujsh dhe raportesh për raportet trans-atlantike dhe sigurinë ndërkombëtare, që janë përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës.

Si bashkëautor ka të botuara dy libra, më i fundit ndër të cilët Kufiri i trazuar: Aleatë të dobët, Rivalë që fuqizohen dhe Kriza e Fuqisë Amerikane. I treti libër pritet të botohet sivjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi raportohet se ka kontaktuar Chelsean lidhur me transferimin…