‘WhatsApp’ do të lejojë përdoruesit të modifikojnë mesazhet brenda 15 minutave

23 maj 2023 | 21:51

“WhatsApp” do t’i lejojë përdoruesit të modifikojnë mesazhet deri në 15 minuta pas dërgimit.

Ky funksion do të vihet në dispozicion për 2 miliardë përdorues të “WhatsApp” në javët e ardhshme. Ajo numëron Indinë si tregun e saj më të madh, me 487 milionë përdorues.

“Nga korrigjimi i një gabimi të thjeshtë drejtshkrimor deri tek shtimi i kontekstit shtesë në një mesazh, ne jemi të ngazëllyer që t’ju sjellim më shumë kontroll mbi bisedat tuaja. Gjithçka që duhet të bëni është të mbani shtypur mesazhin e dërguar dhe të zgjidhni opsionin “Ndrysho” nga menyja deri në pesëmbëdhjetë minuta”, tha në një deklaratë “WhatsApp”.

Mesazhet e modifikuara do të etiketohen si “të redaktuara”, kështu që marrësit janë të vetëdijshëm se përmbajtja është ndryshuar.

Megjithatë, atyre nuk do të tregohet se si mesazhi është modifikuar me kalimin e kohës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky dokument i deklasifikuar shërbimit sekret amerikan, konfirmon se në…