“WhatsApp” etiketon mesazhet e përcjellura nga përdorues të tjerë

11 korrik 22:17

 “WhatsApp” do të etiketojë mesazhet e përcjellura, një lëvizje e cila synon të adresojë problemet e keqinformimit në platformë.

Në një postim në blog “WhatsApp” prezantoi etiketën e re e cila tregon kur një mesazh është përcjellur nga një përdorues tjetër. Etiketa do të aplikohet mbi tekstin, imazhin dhe videon siç e tregon edhe fotoja e këtë artikull.

Përpara se ta lansonte për mbarë përdoruesit “WhatsApp” ka testuar këto etiketa në Indi dhe Brazil.

Ky përditësimin është më i fundit nga “WhatsApp” për të adresuar lajmet e rreme. Kompania ka shpërblyer hulumtuesit të cilët kanë studiuar përhaphjen e deinformimit në aplikacion. /PCWorld

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 12 vite kur u nda nga jeta nëna…