Sot bëhen 12 vite kur u nda nga jeta nëna e dy heronjëve, Fahri e Bahri Fazliu

11 korrik 2018 | 22:15

Sot bëhen 12 vite kur u nda nga jeta nëna e dy heronjve të kombit, Fahri e Bahri Fazliu

Nëna LIMË, gjysha ime e shtrenjtë, heroina ime.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire që ti e deshe aq shumë. Kosovës së dashur ia fala dy djemtë e tu shumë të shtrenjtë, dëshmorë të kombit, Fahriun e Bahriun. Asnjëherë nuk të pashë me lot në sy. Shpesh thosha me vete atëherë se paske qenë e fortë si guri…

Janë të shumtë shokë e miq që prite e përcolle. Shumë prej tyre sot janë dëshmorë të atdheut. Nëse njëri nga shokët ikte pa ngrënë bukë, që e përgatisje me aq dashuri, menjëherë brengosëse shumë.
Vitet ecin e malli për ty sa vjen e shtohet…
I përjetshëm qoftë kujtimi për ty!

Me respekt të thellë, Nebih Fazliu – Familja Fazliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ditmir…