‘WhatsApp’ njofton ndryshimin e madh. Lajm i tmerrshëm për përdoruesit

25 qershor 2018 | 17:57

Rrjeti social ‘Whatsapp’ ka njoftuar në mënyrë të fshehtë një ndryshim të madh në shërbimin e tij, që do të trishtojë shumë persona që e përdorin atë për të komunikuar me të afërmit dhe miqtë.

Shumë shpejt, disa lloje celularësh nuk do të përdorin dot më “WhatsApp”-in, pasi kompania e zotëruar nga “Facebook”-u nuk do të punojë më për “smartphone”-t e vjetër.

Me fjalë të varfra, “WhatsApp”-i po braktis ata njerëz që nuk mund të blejnë dot një celular të ri.

Nga muaji dhjetor, “Nokia S40”, “Android 2.3.3” ose më të vjetër, “Apple iOS 6” ose më të vjetër (‘iPhone 3GS’, ‘Windows Phone 8.0’, ‘Nokia Symbian S60’, ‘BlackBerry OS’ dhe ‘BlackBerry 10’) nuk do ta kenë më këtë shërbim.

Kompania rekomandon që të keni “Android OS 4.0” ose më të ri, “iOS 8” ose më të ri dhe “Windows Phone 8.1” ose më të ri.

“WhatsApp” aktualisht ka më shumë se 1. 5 miliard përdorues aktivë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë,…