Wilder: Kam edhe tri vjet karrierë, nuk boksoj për biznes

06 tetor 2022 | 17:17

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, ka deklaruar në një intervistë për “Sky Sports”, pak ditë para duelit ndaj Robert Helenius (15 tetor), se do të vijojë të qëndrojë në ring edhe për tri vjet.

Ndaj, ai po planifikon me kujdes sfidat e fundit të karrierës së tij. “Gjithnjë jam përpjekur që të dueloj ndaj më të mirëve. Pas një viti pushim, po e rinis aty ku e lashë. Pak a shumë kam ende edhe tri vjet karrierë para se të largohem përfundimisht. Kjo do të thotë se mund të zhvilloj maksimumi 9 duele të tjera ose ndoshta 6. Të shohim”, ka thënë Wilderi.

Amerikani rikthehet në ring një vit pasi humbi trilogjinë ndaj Tyson Furyt (tetor 2021). Wilderi konsiderohet si boksieri me grushtin më të fortë në peshën e rëndë. “Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit, për mirë apo për keq. Unë gjithnjë jam këtu. Jam i motivuar dhe dua t’i frymëzoj njerëzit në botë”, ka thënë Wilderi. “Jam nga ata boksierë që dueloj për pasion dhe jo për parà. Unë nuk e shoh këtë sport si biznes. Është biznesi ai që ka nevojë për mua. Ky sport ka nevojë për mua. Jam gati për sfidën e radhës dhe kjo përballje ndaj Helenius do të jetë madhështore dhe le të fitojë më i miri”, u shpreh Deontay Wilder.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard…