Mosdhënia e pagave, PDK-ja dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit Murati (dokument)

06 tetor 2022 | 17:11

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator.

Kallëzim penal, PDK-ja ka dorëzuar edhe ndaj Enis Spahiut, u.d. sekretar i Ministrisë së Financave.

“Vepruam sepse pasojat e keqpërdorimit të detyrës zyrtare të Ministrit Murati dhe vartësit të tij z.Spahiu, po i vuajnë mbi 23 mijë mësimdhënës e mbi 5 mijë punëtorë administrativ dhe teknik të shkollave që janë punëtorë të komunave e jo të qeverisë. Kjo e fundit, nuk ka asnjë kompetencë ligjore për t’iu ndalë pagën, si elementi bazë i marrëdhënies tuaj të punës – mes juve – si punëmarrës dhe komunave – si punëdhënës”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni Valon Dedaj nuk do ta udhëheqë Përfaqësuesen e Kosovës…