Wilderi, Furyt: Bëhu burrë dhe respektoje marrëveshjen për rimeç

13 nëntor 2020 | 13:56

Deontay Wilder ka kërkuar nga Tyson Fury që të bëhet burrë dhe ta respektojë klauzolën për trilogjinë mes tyre.

Dy boksierët u ndanë baras në meçin e parë, ndërsa në të dytin fitoi britaniku, i cili ia mori amerikanit titullin WBC në muajin shkurt. Wilderi ka listuar një sërë arsyetimesh për atë humbje dhe mezi pret që të hakmerret ndaj Gypsy King në duelin e tretë mes tyre. Derisa Fury ka thënë se është shqetësuar për mirëqenien e rivalit të tij, Deontay ka reaguar duke thënë se nuk do asgjë tjetër, pos një meç të radhës me të.

“Hej, Tyson Fury, mos u shqetëso për mua, unë jam mirë, i bekuar. E vetmja gjë që dua nga ti është që ta respektosh marrëveshjen dhe të ndeshesh me mua”. “Të dhashë dy mundësi kur nuk kam pasur nevojë dhe ta kjo ta ndryshojë jetën. Tash është koha të bëhesh burrë dhe të ma japësh mundësinë ashtu siç jemi marrë vesh”, ka shkruar Wilder në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me…