Wilderi, gati të zhvillojë një duel të katërt me Furyn

20 tetor 2021 | 15:24

Deontay Wilder është gati të zhvillojë një sfidë të katërt ndaj Tyson Furyt. Lajmin e konfirmoi Shelly Finkel, menaxheri i boksierit amerikan. Wilderi dhe Fury janë

përballur tri herë mes tyre. Sfida e parë përfundoi në barazim (dhjetor 2018), ndërsa në dy përballjet e tjera (shkurt 2020 dhe tetor 2021) britaniku Tyson Fury fitoi me KO. “Deontay është gati të zhvillojë një tjetër sfidë ndaj Furyt, i etur për një hakmarrje ndaj tij. Gjithsesi, kjo do të jetë e pamundur të zhvillohet, pasi njerëzit duan të shohin sfida të tjera. Të shohim se çfarë do të ndodhë me revanshin mes Usyk e Joshua për të vendosur për të ardhmen e Wilderit, që mund të rezervojë të tjera surpriza”, ka thënë Finkel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi , ka thënë se tri…