Williamsi: Nuk dua ta barazoj rekordin, por ta thyej atë

27 korrik 2019 | 11:46

Tenistja amerikane Serena Williams, fituese e 23 grand slamve në karrierën e saj, është një trofe larg rekordit të Margaret Court. Një rekord që duket një tabu për tenisten 37-vjeçare, që pas shtatzënisë ka humbur 3 finale radhazi (2 herë në Wimbledon dhe një herë në US Open).

“Duhet t’i marr gjërat me qetësi, sidomos në nale. Unë jam e kënaqur me ecurinë dhe po arrij rezultate të mira për moshën time. 23 tore në grand slam nuk janë pak, por kam mundësi për më shumë. Problem është ta barazoj rekordin, pasi atëherë do të vijë edhe trofeu tjetër, duke vendosur rekordin e ri”, ka thënë Serena Williams.

Amerikania po përgatitet për grand slamin e shtëpisë, atë të US Open, që nis në fund të gushtit. Ndërkohë që, pritet të marrë pjesë në dy turnetë Masters që zhvillohen në Montreal e Sinsinati tri javët në vijim.

“Çdo gjë me radhë. Mezi pres të arrij te trofeu, por duhet të qëndroj me këmbë në tokë dhe përgatitem mirë nga ndeshja në ndeshje”, ka deklaruar Williamsi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Arianit Bytyçi, arkitekt Shtatorja e simbolit të rezistencës kombëtare…