‘Wizz Air’ ofron 100 mijë ulëse të lira për refugjatët ukrainas

02 mars 2022 | 11:56

Kompania ajrore ‘Wizz Air’ ka njoftuar se do të ofrojë 100 mijë ulëse të lira për refugjatët ukrainas për fluturime në distanca të shkurtra.

Linja ajrore me bazë në Hungari ka thënë në rrjetet sociale se është e “përkushtuar” për t’iu ndihmuar refugjatëve ukrainas për të arritur në destinacionet e tyre.

“Fluturimet do të jenë të mundshme për nisje nga Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Rumania gjatë muajit mars”, ka njoftuar kjo kompani.

Më shumë se 660,000 persona janë larguar nga Ukraina prej nisjes së sulmit rus, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.

Polonia ka raportuar për fluksin më të madh.

Vlerësohet se 450,000 refugjatë kanë arritur në Poloni, ka thënë zëvendësministri i Brendshëm polak, Pawel Szefernaker, për radion private Zet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ks shprehur interesim për transferimin e yllit të Romës,…