Juve rikthen interesimin për Zaniolon, kjo është shuma qe e kërkon Roma

02 mars 2022 | 11:50

Juventusi ks shprehur interesim për transferimin e yllit të Romës, Nicolo Zaniolo.

“Zonja e Vjetër” ka hyrë disa herë në bisedime paraprake me klubin kryeqytetas për talentin italian por negociatat nuk janë finalizuar për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pasur talenti në vitet e fundit.

Roma duke parë situatën, ka vendosur që të bllokojë sërish klubin torinez duke fiksuar një shifër prej 80 milionë eurosh për ta lënë të lirë xhevahirin e tyre. Një shifër e tillë duke e vështirë që të paguhet nga Juventusi, që është gati të paguajë deri në 40 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet e naftës janë rritur pavarësisht masave të reja që…