Wolff: Horner është sjellë shumë herë si idiot
Nuk ishte sekret që Toto Wolff dhe Christian Horner nuk ishin miq të mëdhenj, por shefi i Mercedesit nuk e kurseu gjuhën kur kujtoi periudhën e Hornerit te Red Bull-i, skuadër që britaniku e drejtoi për më shumë se dy dekada.
“Gjatë 12 deri në 15 vitet e fundit, ai është sjellë shpesh si një idiot. U udhëhoq nga vlera krejtësisht të ndryshme, por edhe armiku ynë më i madh ka një mik të ngushtë”, u shpreh Wolff, duke njohur gjithashtu meritën e rivalit të tij: “Nga ana tjetër, ai arriti një sukses të jashtëzakonshëm në atë që bënte. Tani që është larguar, të paktën për një periudhë kohe, të gjithë jemi të vetëdijshëm se një personalitet i vërtetë ka lënë sportin”.
Austriaku madje bëri shaka me mungesën e Hornerit në paddock: “Ai gjithmonë thoshte se unë e doja që ta urreja. Po tani, kë do të urrej? Duhet të gjej dikë tjetër…”. Deklaratat e Wolff vijnë vetëm disa javë pasi Zak Brown, shefi i McLaren, pranoi se, pa Horner, si Formula 1 ashtu edhe mbledhjet mes drejtuesve janë “më të shëndetshme”. Horner u shkarkua nga Red Bull-i pak ditë pas Çmimit të Madh të Britanisë, pas më shumë se 20 vitesh në krye të ekipit, duke u zëvendësuar nga Laurent Mekies.



