
Wolfsburgu eliminon Kukësin
Ka marrë fund ëndrra e Kukësit për të eliminuar Wolfsburgun në Ligën e Evropës dhe për të kaluar në raundin e tretë kualifikues. Verilindorët janë mposhtur në “Air Albania” me rezultatin 4-0, nga gjermanët e Volfsburgut. Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Gegës, të cilët tentuan të surprizonin gjermanët, me disa raste, por pa sukses.
Ishte Veighorst që shënoi për gjermanët në minutën e 20′, duke përfituar nga një gabim i lojtarëve të Kukësit. Wolfsburgu përfitoi përsëri nga një gabim i verilindorëve, pasi portieri Elezaj ishte i pasigurt në një dalje të tij dhe kjo i kushtoi me gol në minutën e 32 duke shënuar Lakruah.
Vetëm dy minuta më vonë Rroca kishte mundësinë të shënonte për ekipin e Gegës nga pika e bardhë e penalltisë, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i gjermanëve.
Në pjesën e dytë, Kukësi u përpoq të reagojë me Gashin që goditi traversën në minutën e 57. Pas kësaj gjermanët kishin raste më të pastra, duke shënuar edhe dy herë të tjera me Veighorst në minutën e 74 dhe Mehmedin në minutën e 89’