Qytetari i shkruan kryetarit të Fushë-Kosovës: Mbeturinat e ‘Viva Freshit’ na kanë ngufatur (Video)

17 shtator 2020 | 22:20

Një qytetar i Fushë Kosovës në kushte anonimiteti i ka shkruar kryetarit të komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Qytetari në fjalë i ka bërë me dije kryetarit Berisha se në rrugën “Xhamail Mustafa” janë të ngulfatur nga mbeturinat e ‘Viva Freshit’.

“Kryetar jam qytetar i Fushë Kosovës dhe jetoj në rrugën ‘Xhemail Mustafa’ në ndërtesën e ‘Model Slovenia’ mbrapa ‘Viva Freshit’. Ballkonin e dritaret e dhomave tjera të gjitha i kam mbrapa ‘Viva Freshit’ nuk mund te hapen nga mbeturina e ‘Vives’ nga papastërtia dhe era. Gjithashtu në mesnatë vijnë qenët endacak të cilët bëjnë zhurmë dhe ndikon në gjumë, kjo nuk ndodh brenda një dite e nate, por është përditshme. Ju kisha lutur si qytetar të merrni masa ose gjeni ndonjë zgjidhje me biznesin e cekur”, ka shkruar qytetari.

Derguar ne mesazh

Derguar ne mesazh??Kryetar jam qytetar i Fushe Kosoves jetoj ne rrugen Xhemail Mustafa ne ndertesen e models slovenis mbrapa Viva freshit ballkonin e dritaret e dhomave tjera te gjitha i kam mbrapa viva freshit nuk mund te hapen as dritaret as te dalim ne balkon nga mbeturina e vives nga papastertia dhe era perpos kesaj ne mesnate vine qenet endacak te cilen bejn zhurm dhe ndikon ne gjum kjo nuk ndodh nje dite dhe nje nate kjo pune eshte perditeshme ju kisha lut si qytetar te merrni masa ose gjeni ndonje zgjidhje perkatese me biznisin e cekur faliminderit per mirekuptim

Publiée par Fushë Kosova City sur Jeudi 17 septembre 2020

 

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës, Drita është kualifikuar në raundin e tretë…