Wright: Xhaka duhet të kërkoj falje

28 tetor 2019 | 16:33

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Ian Wright, e ka kritikuar veprimin e Granit Xhakës për sharjen e tifozëve në ndeshjen kundër Crystal Palace që u zhvillua të dielën mbrëma.

Mesfushori shqiptar ishte i pakënaqur me reagimin e publikut në “Emirates Stadium” në momentin e zëvendësimit, prandaj reagimi i tij ishte i furishëm kundrejt tyre.

Ndërsa Wright që ka luajtur te Topçinjtë në periudhën 1991-1998, ka thënë se 27-vjeçari duhet të kërkojë falje për veprimet e tij.

“Nuk më pëlqen kur i fishkëllejnë lojtarët. Por, është fjala për një kapiten… Ai tash po i nxit ata (tifozët). Po flasim për tifozët që e kanë shikuar për katër sezone dhe ka zhvilluar disa ndeshje të mira, ndërsa po i trajton tifozët në atë mënyrë”.

“Ai duhet të kërkojë falje, sepse është kapiten. Duhet të kërkojë falje. Në fakt, tashmë është dashur të kishte kërkuar falje. Ai është njeriu që e kanë zgjedhur kapiten. Ajo nuk është sjellë e një kapiteni”, ka deklaruar Wright në emisionin Match of the Day të BBC-së.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
5-vjeçarja Eda Loshi ka nevojë për ndihmën tonë. Mjekët në…