FSHF prezanton ‘himnin’ e realizuar nga Capital T, do shoqërojë kuqezinjtë në Euro2024

23 maj 2024 | 21:32

Vetëm pak ditë nga fillimi i Kampionatit Europian të futbollit, Federata Shqiptare bën me dije se kombëtarja do të ketë një këngë dedikuar asaj dhe gjithë tifozëve me rastin e kësaj feste të madhe të sportit më të bukur në botë.

FSHF njofton se kënga titullohet “Albania” dhe është realizuar nga muzikanti Capital T.

Federata shton se ajo përfaqëson identitetin tonë kombëtar.

“FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.

Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.

Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria”, shkruhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka dhënë mesazhe të…