X-i, jashtë funksionit për përdoruesit në mbarë botën

21 dhjetor 2023 | 08:28

Platforma e medieve sociale X, dikur Twitter, po vuan nga një ndërprerje botërore.

Sipas Downdetector.com, i cili gjurmon ndërprerjet, duke renditur raportet e statusit, më shumë se 47 mijë përdorues amerikanë po përballen me probleme të qasjes me X dhe X Pro, shkruan BBC.

Disa përdorues në Mbretërinë e Bashkuar dhe Azi nuk janë në gjendje t’i shikojnë postimet në faqe me një mesazh që thotë “Mirë se erdhe në X!”.

X, e cila është në pronësi të Elon Musk, është kërkuar për koment nga BBC, por ende nuk është përgjigjur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat izraelite thonë se kanë zbuluar një rrjet tunelesh në…