Kica-Xhelili ironizon me Qeverinë Kurti: Zdravo, një shishe vaj të lutem – po e paguaj por s’po e marr

29 korrik 2023 | 12:08

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka ironizuar me pushtetin pas përgjimeve të MINT oër “blerjen” e vajit në Poloni.

Përmes një postim në “Facebook”, ajo publikoi barcoletën ideale, duke porositur një shishe vaj e duke përshëndetur me “zdravo”.

“Ndërkohë, ma thirr pak Martinin ta pyes si po kalon me 1.4 milionët e padeklaruara të GEN-it nga Serbia, se ishim pak të zënë me Klan Kosova për disa dokumente. Po, po, edhe biznese tjera ka me probleme dokumentacioni por s’i kemi problem ata se.. ashtu është puna”, shkroi ndër tjerash ajo.

Postimi i plotë:

Si do të dukej një barcoletë politike në vikend?

#Zdravo, një shishe vaj të lutem! Po e paguaj, por s’po e marr.

Ndërkohë, ma thirr pak Martinin ta pyes si po kalon me 1.4 milionët e padeklaruara të GEN-it nga Serbia, se ishim pak të zënë me Klan Kosova për disa dokumente.

Po, po, edhe biznese tjera ka me probleme dokumentacioni por s’i kemi problem ata se.. ashtu është puna.

Na u desht vetëm pak ‘digresion’ nga skandalet se u bënë shumë.

Dëgjuam që ka skandal edhe për grurin? S’ka gjë, edhe ashtu planifikonim që të gjithë të hanë bar.
Nëse e teprojmë, kthehemi te 20 vitet.
Hvala!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në orën 19:00 do të varrosen tre anëtarët e…