Xavi flet për të ardhmen e Messit

29 prill 2021 | 11:58

Dy muaj para se të skadojë marrëdhënia kontraktuale midis Leo Messi dhe Barcelonës, ​​tifozët katalanas janë ende në pritje të vendimit që argjentinasi do të marrë për të ardhmen e tij.

Nëse ka një futbollist që i njeh ndjenjat e Leo Messit, ai është Xavi Hernandez, me të cilin ndau një dhomë zhveshje për 11 sezone.

Trajneri aktual i Al Sadd në Katar ka analizuar situatën e argjentinasit në një dokumentar që po përgatitet për numrin “10”.

“Që Leo nuk është ndjerë i lumtur në atë që unë e konsideroj klubin e jetës më trishton. Është dashur të bëhet shumë keq situata, në mënyrë që ai të mos ndihet i lumtur. Ne duhet të sigurohemi që Leo të jetë i lumtur, sepse me atë të kënaqur kemi më shumë shanse për të fituar tituj. Shumë herë më ka dhënë përshtypjen se Leo nuk ka qenë i lumtur në fushë, se ka qenë i trishtuar. Më vjen keq si katalanas që nuk kemi përfituar sa duhet prej tij në vitet e fundit. Historia dhe ne nuk kemi përfituar sa duhet”, ka deklaruar Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është lansuar të enjten platforma “Bëhu zëri im”, që do…