Xavi: Guardiola mund t’i përsëritë sukseset e Barçës me Cityn

22 nëntor 2018 | 15:23

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez është i bindur se ish-trajneri i tij, Pep Guardiola i ka të gjitha mundësitë të përsëritë suksesin e dikurshëm të Barcelonës me Manchester Cityn.

“Pep vetëm do ta përmirësojë Manchester Cityn. Njerëzit u mahnitën se si fituan titullin sezonin e kaluar, por do të ketë më shumë tituj. Ai gjithmonë kërkon të përmirësojë, gjithmonë duke kërkuar për më mirën nga ekipi. Objektivi tjetër do të jetë Liga e Kampionëve dhe me atë unë mendoj se ata do ta bëjnë këtë. Ai ndërtoi diçka në Barcelonë që do të mbahet mend gjithmonë në historinë e futbollit. Ai mund të bëjë të njëjtën gjë edhe në Manchester. Manchester City po luan futboll të mrekullueshëm”, ka thënë Xavi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërmarrja “Hortikultura” ka filluar të enjten mbjelljen e fidanëve dekorativë…