
Xavi kërkon yllin e Liverpoolit
17 janar 2022
| 12:14
Skuadra e Barcelonës mbetet në kërkim të një sulmuesi. Pista Morata ra përfundimisht me Juventusin që e konsideron të pashitshëm, për këtë arsye, Xavi i ka propozuar drejtuesve të klubit një tjetër emër. Sipas “El National”, tekniku blaugrana kërkon në “Camp Nou” sulmuesin e Liverpoolit, Roberto Firmino.
Brazilianit i skadon kontrata në verën e vitin 2023 por në përfundim të këtij sezoni të kuqtë mund të futen në negociata me çdo klub që kërkon shërbimet e tij pasi në të kundërt mund ta humbasin falas.
Barcelona është e gatshme të investojë 20 milionë euro për të siguruar shërbimet e Firmino.