Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga ushtarët amerikanë

17 janar 2022 | 12:09

Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë Amerikanë, njëzetë pjesëtarë të Regjimentit të dytë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore përfunduan trajnimin njëjavor “Shkathtësi malore”.

Gjatë trajnimit pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës u aftësuan në teknika të ngjitjes në shkëmbinj, evakuimin e viktimave në terrene të thepisura, kalimin e pengesave ujore dhe repelim.

Në Komandën e Forcave Tokësore në Istog u mbajt ceremonia e certifikimit, ku të pranishëm ishin oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe atyre amerikanë, të cilët vlerësuan lartë rëndësinë e trajnimeve të tilla që kanë për qëllim ngritjen e aftësive taktike të pjesëtarëve të FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkolla fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, nga sot ka kaluar…