Xavi konfirmoi largimin, trajneri i madh ia bën ‘me sy’ Barcelonës

28 janar 2024 | 17:06

Barcelona tashmë ka filluar kërkimet për një trajner të ri, pasi Xavi konfirmoi se do të largohet në fund të sezonit.

Pas humbjen 5-3 nga Villarreali, Xavi bëri të ditur se ka ardhë koha për t’u larguar nga klubi katalanas, pasi nuk dëshiron t’i bëjë dëm skuadrës ku është një legjendë e madhe.

Me të dëgjuar këto fjalë, shumë trajner kanë filluar flirtimin me Barcelonë dhe njëri ndër ta është edhe Thomas Tuchel.

Trajneri i Bayern Munichut ka thënë se do dëshironte një ditë të shkonte në Spanjë, pasi është një ligë fantastike, raporton Telegrafi.

“Lëvizja jashtë vendit do të më pëlqente përsëri. Spanja ka një ligë të jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht Tuchel.

“Nga këndvështrimi im, dhe bazuar në përvojën time të punës me spanjollët, ata karakterizohen nga një sasi e madhe vetëbesimi”.

“Kur flisni me lojtarë spanjollë, shpejt e kuptoj se po merresh me personin”, ka shtuar më tej ish-trajneri i Chelseat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe…