Xavi para ‘El Clasicos’: Më kënaq edhe triumfi minimal

18 mars 2023 | 18:45

Nuk është një ndeshje e zakonshme. “El Clasico” zbret në fushë të dielën në orën 21:00 në “Camp Nou”, ku Barcelona do përballet me Real Madrid, në një 90 minutësh jo vendimtar por shumë të rëndësishëm për fatet e kampionatit.

Një triumf i “Los Blancos” hap llogaritë e titullit kampion, por në krahun tjetër, një sukses i katalanasve i ve kapakun përfundimisht La Ligas. Trajneri i Barcelonës, Xavi është shfaqur i qetë në konferencë.

“Real Madrid do të kërkojë të dominojë lojën, këtë bënë edhe në ndeshjen e Kupës. Por, unë nuk e planifikoj ndeshjen me mendimin se do të na dominojë kundërshtari. Kërkojmë të dominojmë ne nëpërmjet kontrollit të topit. Unë personalisht preferoj ta fitoj një ndeshje me rezultatin 4-0 ose 5-4, por çfarë problemi keni edhe nëse fitojmë 1-0 si në Kupë? Kupën e parë Evropiane, Barcelona e ka fituar 1-0 me një gol të Koeman dhe nuk pati asnjë kritikë”, ka thënë Xavi.

“Kundër Realit e kemi treguar se luajmë mirë edhe me topin në zotërim, por edhe pa e pasur në kontroll atë. Nëse i bëjmë mirë të dyja, për mua nuk ka asnjë problem. Do të mundohemi të dominojmë dhe të kemi topin në kontroll pasi e pa pasur atë vuan shumë në fushë. Pres një Madrid ofensiv, kjo do të ishte më e mira edhe për ata. Megjithatë, Barcelona nuk e ndryshon stilin e saj”, përfundoi Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani i cili është…