Xavi paralajmëron lojtarët e tij për Ronaldon: Ai akoma mund ta bëjë dallimin

08 nëntor 2022 | 10:54

Xavi Hernandez nuk ka kursyer lëvdata për ish-rivalin e tij si lojtar, Cristiano Ronaldo.

Skuadra e Barcelonës do të jetë përballë Manchester United në kuadër të 1/16 në Europa League.

Pas shortit, Xavi ka paralajmëruar lojtarët e tij për yllin e United, Cristiano Ronaldo, duke thënë se ai akoma mund ta bëjë diferencën.

“Ai është lojtar i shkëlqyer – një nga më të mirët në botë kohëve të fundit dhe ai akoma mund ta bëjë dallimin”, ka thënë Xavi.

Ronaldo nuk ka qenë në formën më të mirë të mundshme te skuadra e United, por kjo nuk e largon atë nga koka e trajnerëve kundërshtarë.

Xavi e ka cilësuar shortin ndaj United si më të vështirin të mundshëm për skuadrën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grida Duma ka njoftuar se ka dorëzuar mandatin e deputetes…