Xavi: Pedri është i pabesueshëm, ma kujton Iniestën

04 prill 2022 | 13:21

Xavi feston fitoren edhe një herë prej Pedrit. Trajneri i Barcelonës, i cili foli në konferencën e shtypit pas fitores ndaj Sevillës: “E inkurajoj Pedrin të gjuajë nga distanca. Ai ka instinktin e pasimit, është vendimtar në lojën tonë. Kur luaja vetë e njëjta gjë më ka ndodhur, gjithashtu, por ka momente kur duhet të gjuash në portë.

Ai shënoi një gol të pabesueshëm ndaj Sevillës. Pedri është një lojtar superlativ për mënyrën se si ne luajmë, ka shumë pak si ai. Është një lider i vërtetë në fushë, lëviz shumë dhe kërkon gjithmonë topin. Më kujton Iniestën, një lojtar disi të turpshëm që në fushë bënte gjithmonë diferencën”.

Një mendim edhe për situatën e Dembele dhe negociatat e rinovimit: “Në nivel profesional nuk kam asnjë dyshim për të. Ai është një lojtar i nivelit të lartë, po punon mirë. Unë ende besoj se mund të bëhet më i miri në rolin e tij. Për mënyrën time të lojës është një lojtar i shkëlqyer, por çështja e rinovimit varet vetëm nga ai”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse vërtet më pyesni se çfarë pres nga një çmim,…