Xavi: Pedri është Iniesta i ri

28 shkurt 2022 | 11:54

Barcelona mposhti me shifrat 4-0 skuadrën e Atletico Bilbaos, në një sfidë ku skuadra e Xavi Hernandez ishte “top”, teksa funksiononte në mënyrë të shkëlqyer.

Pas ndeshjes tekniku spanjoll i katalanasve ka folur edhe për një nga lojtarët e tij, ndërsa nuk ka nguruar të krahasojë atë me Andres Iniestën.

Bëhet fjalë për Pedrin, i cili në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme tregoi se klasi dhe tenika e tij e tregojnë atë një lojtarë të madh, ku Xavi do të shprehej se: “Në shumë gjëra ai më kujton Andresin”.

Një lojë e mirë e zhvilluar nga 19-vjeçari, konfirmohet edhe nga statistikat e “Opta” ku dallohet qartë se “xhevahiri” i Barçës ka numrin më të lartë të pasimeve të sakta, 86. Nga këto 86 pasime, tetë ishin topa të gjatë, ndërsa dy ishin: një pas shpine dhe një tjetër në qendër të zonës.

Topat e humbur prej tij ishin vetëm gjashtë. Krahas kësaj, me tri driblime ka barazuar Gavi dhe Adaman sa i përket këtij seksioni statistikor.

Pedri ishte gjithashtu lojtari i dytë me më shumë rikuperime të topit. Vetëm Pique (13) kishte më shumë rikuperime të topit se Pedri (9). 19-vjeçari është pjesë shumë e rëndësishme për Xavin në mesfushë, pasi ka një rol vendimtar si në sulm, ashtu edhe në mbrojtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën…