Xavi: Që kur njoftova vendimin tim për t’u larguar, skuadra po luan më mirë

18 mars 2024 | 14:20

Duke folur për triumfin ndaj Ateltico Madrid me shifrat 0-3, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka deklaruar se ekipi është duke luajtur shumë më mirë.

Spanjolli gjithashtu bëri një shaka, duke deklaruar se që kur njoftoi se do të largohej nga klubi në fund të sezonit, ekipi po luan më mirë.

“Mendoj se kjo ishte ndeshja perfektë për të treguar qasjen tonë, filozofinë tonë të lojës. Jemi shumë të lumtur, gjithçka shkoi perfekt dhe sipas planit. Që kur njoftova vendimin tim për t’u larguar, skuadra po luan më mirë. Ne po presim më shumë, po sulmojmë më shumë, po mbrohemi më shumë. Kjo është një fitore spektakolare, tri pikë të arta. Kjo është Barça që duam të shohim dhe si trajner, jam shumë i lumtur me këtë skuadër”, është shprehur Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës që i ka…