Xavi: Reali është favorit

01 mars 2023 | 16:11

Nesër nga ora 21:00 zhvillohet “El Clasico” mes Real Madridit dhe Barcelonës, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Para “El Clasico”-s foli edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili ka thënë se Reali është favorit në këtë ndeshje.

“Është një mundësi e shkëlqyer për të fituar një titull, ne e dimë se Reali është rival i vështirë, por qëllimi ynë është të fitojmë. Mendoj se gjithçka do të vendoset pas kthimit në ‘Camp Nou’. Reali vazhdon të jetë favorit, ata janë kampionët në fuqi në Spanjë dhe në Evropë. ne shkojmë në ‘Bernabeu’ me entuziazëm dhe dëshirë. Gjithmonë më motivon të shkoj në ‘Bernabeu’, ne duam të përpiqemi të jemi protagonist në Real Madrid”, ka thënë Xavi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se…