Xavi: Tash duhet ta mposhtim edhe Realin

23 tetor 2023 | 13:50

Barcelona e mposhti me rezultat minimal Bilbao (1-0), derisa më 26 tetor do të përballet me Real Madridin në “El Clasico”.

Trajneri Xavi Hernandez është shprehur se skuadra e tij duhet të shfrytëzojë ternin vendas dhe të mposht rivalin më të madh, Realin e Madridit.

“‘Klasikja’ është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, por mos harroni se në mes kemi Ligën e Kampioneve. Kjo garë është shumë e rëndësishëm, por për fat të keq kemi shumë mungesa si pasojë e dëmtimeve. Ia kemi dalë me një sforco titanike kundër Bilbaos. Por është shumë e rëndësishme që i kemi marrë dy pikë Realit dhe tani të shkojmë të fitojmë ‘El Clasicon’, sepse luajmë në fushën tonë”, ka thënë Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një zë i veçantë poetik, i shfaqur dhe i forcuar…