Xavi: Zhvilluam një ndeshje të madhe

13 mars 2024 | 13:33

Barcelona mposhti Napolin (3-1) dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Trajneri Xavi Hernandez ka thënë se skuadra e tij ka zhvilluar një ndeshje të madhe, derisa për shortin e mundshëm nuk shqetësohet për faktin se Barcelona mund të konkurrojë me secilin ekip.

“Skuadra zhvilloi një ndeshje të madhe, dominuam në sulm dhe në mbrojtje. Jam shumë i lumtur që Barcelona ndodhet mes tetë ekipeve më të mira në Evropë. Shorti? Mund të konkurrojmë me të gjithë ekipet”, ka thënë Xavi pas ndeshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Dr. Gurakuç Kuçi – Hulumtues në Institutin për Studime…