
Xhafer Gashi zgjedhet kryetar i Iniciativës Qytetare për Obiliq
Iniciativa Qytetare për Obiliqin (IQO) e ka mbajtur Kuvendin e parë zgjedhor.
Kryetar i saj u zgjodh Xhafer Gashi, i cili njëherësh është edhe kryetar i Obiliqit.
Gashi më herët kishte qenë pjesë e strukturave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku më pas dha dorëheqje për shkak të disa mospajtimeve që kishte rreth punësimit të qytetarëve të Obiliqit.
Ai tha se krijimi i kësaj iniciative ka rrjedh nga vet qytetarët.
“Krijimi i Iniciativës Qytetare për Obiliq, ka rrjedhë nga vetë qytetarët e Obiliqit, andaj duke qenë të hapur për gjithë qytetarët, figurat e reja, profesionistë të fushave të ndryshe, të gjithë së bashku pa dallim do vazhdojmë rrugëtimin tonë të mëtutjeshëm drejt zhvillimit socio-ekonomik, përmbylljen e projekteve madhore për qytetarët e Obiliqit, avancimin e shërbimeve shëndetësore, ngritjen e cilësisë në arsim, fuqizimin e të rinjëve dhe të rejave”.
Ndër të tjera theksoi se projektet do të përzgjedhen dhe do të realizohet bashkë me qytetarët.
“Vizioni ynë është i qartë dhe i dëshmuar, së bashku me qytetarët; “Projektet bashkë do t’i zgjedhim, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe së bashku do t’i gëzojmë”.
Për Xhafer Gashin, votuan pro 309 delegatë të IQO-së.