Vetura futet në barnatore

02 maj 2021 | 22:26

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.

Sipas disa fotografive, një veturë shihet se është përplasur në xhamin e një barnatoreje që gjendet afër rrugës.

Dëshmitarët kanë thënë se nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, por ata që ishin brenda dhe jashtë barnatores janë shqetësuar nga shpejtësia e veturës.

Sinjali ka tentuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës por që të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arben Kurteshi Nëse e përcaktojmë rritjen e pagës minimale…