Xhaferoviqi: S’ka konsensus të brendshëm për njohjen e Kosovës nga Bosnja

13 mars 2022 | 13:15

Anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias, me të cilën ka biseduar për situatën aktuale politike dhe marrëdhëniet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Xhaferoviqi ka thënë se nuk ka konsensus të brendshëm për njohjen e Kosovës në Bosnje dhe Hercegovinë, por se kjo nuk duhet të jetë shkak për mungesë komunikimi dhe bashkëpunimi.

Ai ka theksuar se zyrtarët e Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës marrin pjesë së bashku në formate shumëpalëshe që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe se komunikimi duhet të përmirësohet në të mirë të qytetarëve.

Xhaferoviqi ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina ka regjimin më të ngurtë të vizave me Kosovën, i cili pengon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve dhe se është e nevojshme të punohet në liberalizimin e regjimit ekzistues në bashkëpunim me Bashkimin Evropian.

Në këtë takim është theksuar  përkushtimi i përbashkët për zbatimin e marrëveshjes për Tregun e Përbashkët Rajonal, e cila në kuadër të Procesit të Berlinit u nënshkrua në Samitin “Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Sofje”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti! Në Sheshin e…