Xhaka dhe Ronaldo shkëmbejnë fanellat, ia dhuron djalit të axhës

23 prill 2022 | 23:49

Agon Xhaka ishte shumë me fat sot, pasi mori fanellën e njërit prej lojtarëve më të mirë në botë, Cristiano Ronaldos.

Ishte Granit Xhaka, që ndërroi fanellën me Ronaldon, për t’ia dhuruar djalit të axhës së tij, Agonit.

Agoni ishte i pranishëm sot në stadiumin “Emirates”, për të parë ndeshjen në mes Arsenalit dhe Manchester United, përballje e cila u përmbyll me fitoren e topçinjve.

Mesfushori, Granit Xhaka ishte protagonist në këtë ndeshje, pasi shënoi një supergol.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Agon Xhaka (@axhaka)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri Tyson Fury e ka mposhtur Dilian White, me nokaut…