Xhaka: Do të jap gjithçka për të fituar ndaj Kosovës

25 mars 2022 | 11:43

Kosova do të zhvillojë ndeshje miqësore me Zvicrën me 29 mars në Cyrih, në stadiumin e Letzigrund me fillim nga ora 18:00.

Kjo ndeshje do të jetë speciale për Xhakën, Shaqirin e Zeqirin që kanë prejardhje nga Kosova.

Madje, Granit Xhaka do të jetë kapiten i Zvicrës, kurse ndaj Kosovës do ta luajë ndeshjen e 100-të me fanellën e Zvicrës.
Ai për gazetën zvicerane, Blick tha se do të kënaqet me lojën, por deklaron se do të japë gjithçka për ta fituar atë ndeshje.

“Do të kënaqem me lojën, në fakt i njoh të gjithë kundërshtarët. Sigurisht që do të jap gjithçka për të fituar edhe këtë ndeshje”, ka thënë Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë…