Xhaka: Duhet të fitojmë çdo ndeshje

02 mars 2021 | 11:37

Arsenali e mposhti Leicester Cityn (1-3) në ndeshjen që u zhvillua të dielën në “King Power Stadium”.

Mesfushori Granit Xhaka ka deklaruar se Arsenali ka potencial për t’u ngritur në renditjen tabelore, por për të arritur një gjë të tillë duhet të fitohet ndeshje pas ndeshjes.

“Duhet të fitojmë ndeshje pas ndeshje, jo vetëm për tre ndeshje, jo për katër, por duhet ta bëjmë vazhdimisht. Dhe me këtë energji, me këtë shpirt skuadre, atëherë do të mund të bënim diçka. E dinim që do të kishim të vështirë pas Ligës së Evropës, pas udhëtimeve dhe gjithçka tjetër. Ishin pikë të rëndësishme për ne”, ka deklaruar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i…