Xhaka: Pretendojmë një nga katër vendet e para

05 nëntor 2018 | 15:57

Granit Xhaka po paraqitet mirë për Arsenalin, kurse trajneri Unai Emery ka besim te lojtari me origjinë shqiptare dhe është një titullar i padiskutueshëm.

Pas barazimit me Liverpoolin, Xhaka ka komentuar për mediet, duke theksuar se ai dhe skuadra e tij pretendojnë një nga katër vendet e para, duke u bazuar te loja e zhvilluar.

“Në çdo ndeshje ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. E kuptojmë mjaft mirë pozitën kur bëjmë ndeshje të mira, por dhe kur nuk luajmë mirë. Emery është i rëndësishëm për ne. Më ka ndihmuar jo vetëm mua, por të gjithë lojtarët, qoftë dhe me detaje të vogla. Gjërat po ndryshojnë gradualisht. Skuadra ka karakter edhe kur jemi duke humbur, si në rastin kur po luanim me Liverpoolin që arritëm të gjenim forcat e të barazonim. Nuk është hera e parë që e bëmë diçka të tillë. Për lojën që bëmë nuk duhet të mundeshim në atë ndeshje. Duke marrë në konsideratë atë çka treguam në këtë takim, them se jemi pretendent për të qenë në një nga katër vendet e para”, ka thënë Xhaka, i cili është i kënaqur me paraqitjen ndaj Liverpoolit që është një kundërshtar me shumë cilësi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet për Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA)…