Xhaka projektohet kapiteni i Arsenalit për sezonin e ri

18 korrik 15:20

Arsenali mposhti 2-1 Bayernin e Mynihut në miqësoren e zhvilluar në Los Angeles falë të riut Eddie Nketiah, që shënoi golin e dytë për “Topçinjtë” në minutën e 88-të, ndërsa më parë kishin realizuar Poznanski autogol dhe Robert Lewandowski.

Në këtë sfidë, mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, mbajti shiritin e kapitenit, çka tregon se ai mbetet në “pole” për rolin e liderin gjatë sezonit të ri, pas qëndrimit të francezit Laurent Koscielny për t’u larguar me çdo kusht nga Arsenali (nuk udhëtoi me skuadrën për fazën përgatitore.

Edhe nëse veterani francez qëndron, s’mund të mbajë më shiritin e kapitenit. Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, po planifikon të ndërtojë një tjetër grup udhëheqës prej pesë lojtarësh, mes të cilësve Xhaka duket i më i mundshmi për të marrë rolin e liderit pata emrave të tillë si Sokratis, Nacho Monreal dhe Mesut Ozil.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kieran Trippier e ka lënë Tottenham Hotspur për t’u transferuar…