Xhandarë francezë zbarkojnë në Kosovë për të “mbështetur stabilitetin e ndërtuar besimin”

25 shtator 2025 | 11:07
Ambasada e Francës në Kosovë ka njoftuar se xhandarmeria kombëtare franceze po merr pjesë në dislokimin e Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU) “për të mbështetur stabilitetin dhe ndërtimin e besimit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale”.
“Xhandarmëria kombëtare është krenare që kontribuon, së bashku me partnerët e saj evropianë, në forcimin e sigurisë së të gjitha komuniteteve në Kosovë 🇽🇰”, shkroi ambasada.
“Si pjesë e EUROGENDFOR, ajo po merr pjesë në dislokimin e Njësisë së Policisë Rezervë të Trajnuar të EULEX-it (RFPU) për të mbështetur stabilitetin dhe ndërtimin e besimit, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.
Ky bashkëpunim, Ambasada franceze tha se “dëshmon angazhimin e Francës dhe forcave të saj të xhandarmërisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në Ballkan”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka marrë përkrahje…